Arben Ahmetaj: Mesazhi i Marco Rubio u censurua në mediat shqiptare!
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë një interviste ekskluzive në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shfrytëzuar mediat që kontrollon për të shtrembëruar mesazhin e ardhur nga presidenti Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, lidhur me luftën kundër karteleve të drogës.
Sipas Ahmetaj, Edi Rama nuk ka komentuar drejtpërdrejt këto mesazhe, por ka përdorur mediat për qëllime të veta.
Cim Peka, duke iu drejtuar Ahmetajt, tha: “Jemi kthyer në pjesën e dytë të episodit të katërt me zotin Arben Ahmetaj. Kemi sqaruar gjendjen juridike të Arben Ahmetajt, aty ku e lamë para një viti. Dy herë refuzim kërkesës për ekstradim. Prej tre vjetësh duhet të ishte, sipas Dumanit, i arrestuar, edhe pse çështja s’ka shkuar ende në gjykatë. Dhe i kërcënuar sistematikisht, por njëkohësisht edhe i gatshëm për të folur. Zoti Ahmetaj, kthehemi tek denoncimet dhe dosjet që keni në tavolinë.”
Arben Ahmetaj u përgjigj: “Zoti Peka, përpara se të kalojmë te dosjet, ju i quani denoncime, unë i quaj fakte dhe informacion për shqiptarët. Do desha që të vazhdoja, të kapërceja nga vetvetja te Shqipëria, te pyetja juaj. Çfarë ka ndodhur gjatë 2025-ës? Gjatë 2025-ës ka dalë në pah gjithë rënia e shtyllave sistemike të shtetit. Shqiptarët kanë parë me sytë e tyre që aty nuk ka shtet në definicionin zyrtar normal të shtetit. Aty ka shtet privat të një njeriu. U bënë zgjedhjet. E mbani mend, besoj, më pyesnin shumë njerëz, si mendon, kush i fiton zgjedhjet dhe unë qeshja. Dhe u thoja nga çfarë njoh unë, e ka ‘one way’. E ka me një rrugëshe, një kalim. Nuk ka mundësi të dytë. Në një mënyrë ose në një tjetër do t’i marrë zgjedhjet. Dhe ka tre raporte shumë serioze, është raporti i OSBE-ODIHR-it.”
Cim Peka: “Para tre raporteve, pse sipas jush e kishte me një rrugë, e kishte të domosdoshme për ta fituar ai zgjedhjet?”
Arben Ahmetaj: “Se është futur shumë thellë. Ky njeri nuk ka ardhur, dhe këtu ia ka dalë t’i gënjejë të gjithë, përveç shpurës së vet të ish-Bashkisë së Tiranës. Po ta shohësh sot, qeveria është ish-bashkia e Tiranës dikur, të kontaminuar të gjithë nga veset zyrtare, jozyrtare të këtij njeriu. Merri një nga një, të gjithë. Ku është Partia Socialiste? S’ekziston Partia Socialiste. Çfarë lidhje ka Piro Vëngu me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka ministrja e Brendshme me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka plaçkitësja me Partinë Socialiste? Ka qenë te tenderat e ANTA-s, pastaj te tenderat e Bashkisë, pastaj te tenderat e Ministrisë së Infrastrukturës. E kam thënë unë këtë. Dhe të gjithë duartrokasin batutat e lagjes të kreut të organizatës dhe askush nuk flet. Ku është pjesa tjetër? Çfarë ka ndodhur me parlamentin, një nga shtyllat e shtetit? Parlamenti ka tre lloj deputetësh, po flas për pjesën e të majtës, e Partisë Socialiste. Mua më vjen keq se është socialisti kokëulur dhe është kupola e Partisë Socialiste. Ka një grup që janë rrogëtarë, që nuk kanë shkuar për mision atje. Kanë shkuar për pagën. Ka një grup që kanë vendosur të heshtin. Ka dhe një grup, jo të vogël, të përfshirë në afera, që nga AKSHI, që nga tokat, që nga solare, që nga hidrocentrale, që nga leje ndërtimi. Pra unë fola për Partinë Socialiste. Fatkeqësisht ka vdekur dhe ata dy-tre njerëz normal, përtej çdo lloj afere. Ke dëgjuar njeri ti të dali dhe të flasë? Ore do ishte normale.”
Cim Peka: “Se këtu, këtu edhe mund të debatojmë, jo mund të debatojmë por mund të shkëmbejmë dhe informacione. Kupola e Partisë Socialiste, ju thoni praktikisht ka vdekur. Edhe ata dy tre njerëz normalë që nuk janë përfshirë në afera heshtin. A mund të thuash ti një emër normal në Partinë Socialiste që nuk është përfshirë në afera, edhe unë të jap një aferë të tij?”
Arben Ahmetaj: “Ka disa. Unë po e marr fenomenin, sepse..”
Cim Peka: “Më thuaj një emër të kupolës së Partisë Socialiste që nuk është i përfshirë në afera dhe unë të jap aferën e tij. Grup kriminal. Më thuaj një. Të lutem. Më thuaj një emër dhe unë për tre sekonda nëpërmjet telefonit të gjej një aferë të tij.”
Arben Ahmetaj: “Zoti Peka, meqë ti del vullnetar për të gjetur aferën e kujdo qoftë në Partinë Socialiste.”
Cim Peka: “Kupolës po flas unë.”
Arben Ahmetaj: “Të kupolës, po flas. Unë s’po flas për socialistët, unë s’po flas, unë nuk po flas për Aranitin. Kjo është, kjo është sfidë. As për Mimozën e njësisë 4. Nuk po flas për këta socialistë. As për Valentinën e njësisë 7. Jo. Nuk po flas për këta, unë po flas për kupolën. Dhe po i referohem fenomenit. Ky është fenomeni. Partia Socialiste, socialisti i zakonshëm me kokën ulur është tjetër gjë. Është ai që shkon edhe proteston për ujin në Vlorë. Apo, apo, apo proteston për. Ndërsa, kupola ka vdekur. Dhe ata tre njerëz që janë normalë, nuk kam dëgjuar, ore kudo që t’i kishte ndodhur. Ajo që ka ndodhur së fundmi, që është maja e ajsbergut, në raport me rrugët, energjinë, AKSHI-n. Të bëhej një analizë brenda, të bëhej një audit, more, një audit. Të bënte një debat. Ke dëgjuar njeri ti të dali para shqiptarëve të thotë ‘jam i shokuar’? Jo po 324 apartamente, jo po 40 milionë, jo po një fond me njërin nga koncesionarët, jo po dy jahte private. Janë, janë 16.000 faqe por është maja e ajsbergut. Dhe do vijmë edhe tek logjika që ti më the, ka ndryshuar SPAK-u. Do vijmë. Po, besoj do më ripyesësh. Jo. Dhe një gjë tjetër.
Një parti normale, një kryeministër normal, kur ty të vjen një mesazh nga presidenti amerikan, kur ty të vjen një mesazh nga sekretari i Departamentit të Shtetit Rubio, ku të flet për bashkëpunimin dhe luftën kundër karteleve, narkoterrorizmit dhe narkotrafikut, ore si ka mundësi që s’ke thënë gjysmë fjale? Ore si ka mundësi që s’ke dalë dhe t’i kapësh, të thuash ti si kryeministër. Po ky sillet, ti sillet si kreu i organizatës kriminale. Po se i tillë je. Ti nuk del të thuash, po, ky grup një, ky grup dy, ky grup tre, ky grup katër me emra, kush ka injektuar në gjakun e Shqipërisë drogën. Po. Po pse s’ke dalë ti?
Dhe ka media që tuistojnë, fjala shqip është e shpërdredhin mesazhin zyrtar të presidentit Trump edhe të sekretarit Rubio. Shkruajnë, nxjerrin pjesën e parë të mesazhit, bashkëpunimi ndër vite dhe zhdukin paragrafin për narkoterrorizmin dhe narkotrafikun. Është hera e parë që ndodh kjo. Është hera e parë. Po një parti normale tani se, një grup normal.
Cim Peka: “Hera e parë që ka një mesazh të tillë, jo që e zhdukin.”
Arben Ahmetaj: “Hera e parë që ka një mesazh të tillë, dhe hera e parë që mediat shqiptare të mëdha dhe të vogla, një pjesë e tyre, e shtrembërojnë mesazhin kur e nxjerrin. Këtë po them. Presidenti Trump flet për luftë kundër narkotrafikut dhe narkoterrorizmit. E njëjta gjë dhe sekretari Rubio. Kreu i organizatës zero. Nuk flet për këtë. Disa media i marrin këto mesazhe, nxjerrin paragrafin e parë të bashkëpunimit, kurse paragrafin e luftës kundër narkoterrorizmit dhe narkotrafikut e zhdukin. Ça është kjo logjikë mediatiko-politike?”
