AI, ChatGPT dhe Vaksina Kunder Kancerit per Qente

Inteligjenca Artificiale dhe ChatGPT në zhvillimin e një vaksine kundër kancerit: Si funksionon?

Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale (AI) përdoret çdo ditë nga miliona njerëz dhe diskutohet se përdorimi i ChatGPT po na bën më dembelë, duket se kjo teknologji mund të ofrojë ndihmë të konsiderueshme edhe në fushën e mjekësisë.

Një ekspert i teknologjisë ka përdorur inteligjencën artificiale dhe ChatGPT për të krijuar një vaksinë kundër kancerit për qenin e tij, i cili ishte në gjendje të rëndë.

Në vitin 2019, Paul adoptoi një qenushe të quajtur Rosie nga një strehë për kafshët e braktisura. Në vitin 2024, Rosie u diagnostikua me kancer dhe mjekët thanë se nuk mund ta ndihmonin më. Paul vendosi të merrte situatën në duart e tij.

Ai pagoi 3,000 dollarë për të zbërthyer ADN-në e tumorit të qenit të tij. Më pas, ai futi të dhënat në ChatGPT dhe AlphaFold, dy mjete të AI, për të identifikuar proteinat që kishin pësuar mutacione. Këto të dhëna u përdorën për të hartuar një vaksinë mRNA nga fillimi.

Paul ia paraqiti të gjitha gjetjet mjekëve, të cilët u shokuan që dikush pa përvojë në biologji kishte arritur një rezultat të tillë. Bazuar në të dhënat e siguruara, mjekët prodhuan vaksinën. Pas vetëm disa javësh trajtimi, tumori i Rosie u tkurr përgjysmë dhe gjendja e saj u përmirësua ndjeshëm.

Scroll to Top