Ajola Xoxa para SPAK: Akuzat për abuzim me fondet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Paraqitja e saj në SPAK bëhet në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajola Xoxa është lënë në këtë masë për sa i përket dosjes “Veliaj”, ku ajo rezulton e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike.

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Xoxa, kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm me qëllim përfitimesh të parregullta nga fondet publike të administruara nga Bashkia Tiranë, nëpërmjet titullarit të saj. Synimi i këtij mekanizmi ka qenë pasurimi personal dhe familjar nëpërmjet veprimesh të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Scroll to Top