Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, duke zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Xoxa po hetohet nga SPAK për dyshime se ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike për përfitim personal. Ajo është përfshirë së bashku me Veliajn në të paktën 12 akuza penale, të cilat prokuroria ia ka komunikuar dhe çështjen e ka dërguar në gjykatë për gjykim.
Hetimi i SPAK në këtë dosje lidhet kryesisht me dyshime për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe deklarime të pasakta të pasurive.
