Ajri i ndotur në Tiranë: 2 zona alarmante zbuluar
Investigimi: Zbuloni 2 zonat me ajrin më të ndotur në Tiranë
Dy vite më parë, emisioni investigativ ‘Piranjat’, së bashku me Florjan Binaj dhe laboratorin italian ‘Neotes’, kryen një analizë të ajrit në Tiranë. Për këtë qëllim, ekspertët italianë vendosën aparatura matëse në 20 pika të ndryshme të shpërndara në të gjithë kryeqytetin.
Paisjet “Radielo” të teknologjisë së lartë, të pajisura me filtra të ndjeshëm dhe me saktësi të madhe, u lanë të instaluara në ambient të hapur për 8 ditë. Rezultatet e nxjerra nga këto matje ishin mjaft alarmante, pasi treguan nivele të larta të substancave të rrezikshme.
Pas ekzaminimeve, u evidentuan vlera të larta të dioksidit të azotit dhe benzenit, një substancë kancerogjene. Niveli mesatar i këtyre substancave tejkalonte kufirin e normës së Bashkimit Evropian.
Zonat më të ndotura rezultuan të jenë “Brryli” dhe Rruga “Gjergj Legisi” në Laprakë, ku përqendrimet e këtyre substancave ishin jashtë çdo standardi.
Sipas ekspertëve, burimet kryesore të kësaj ndotjeje ishin trafiku i rënduar dhe aktivitetet e ndërtimit.