Hën. Tet 22nd, 2018

Akademia “100 fshatra +” nis eksplorimin nga Thethi

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ “Akademia 100 +”, nisma e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të projektit “100 fshatrat” do të nisë së shpejti punën me eksplorimin e Thethit.

Akademia 100+ do të nisë punën në 18 gusht me dy javë eksplorim të fshatrave të përfshira në këtë program.

“Akademia e 100 fshatrave” vjen si një mundësi për të ofruar informacion dhe asistencë për çdo nismë për të investuar në fushën e agroturizmit.

Ajo përfaqëson një rrjet bashkëpunimi mes qeverisë dhe botës universitare, për projektet e Programit Kombëtar të Rilindjes Rurale në funksion të 100 fshatrave të përzgjedhur për t’u kthyer në destinacione të reja turistike.

“100 fshatrat” do të kthejë në pole zhvillimi dhe destinacione të mirëfillta turistike këto zona për t’i dhënë hov një zhvillimi ekonomik dhe social aty ku deri sot kjo duket e pamundur./m.m/

Kategori