Aks Librazhd-Prrenjas bllokuar, rrezik shembjeje ura

Bllokohet qarkullimi i mjeteve në aksin Librazhd-Prrenjas, rrezikohet shembja e urës

Situata në aksin Librazhd–Prrenjas, në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”, është përkeqësuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka vendosur bllokimin total të qarkullimit për të gjitha mjetet.

Kreu i ARRSH-së deklaroi se gjendja po rëndohet dhe mbyllja e rrugës është e domosdoshme. Ai u bëri thirrje qytetarëve ta shmangin këtë segment rrugor për të mos mbetur të bllokuar.

Ura në këtë zonë ka pësuar dëme të konsiderueshme. Betoni poshtë saj po shkërmoqet, duke treguar një degradim të avancuar të strukturës dhe duke rrezikuar kalimin e mjeteve. Ndërkohë, një shtyllë e linjës 110 kV, e cila furnizon me energji elektrike Librazhdin dhe Prrenjasin, rrezikon të rrëzohet nga rrëshqitjet.

Specialistët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ndodhen në terren për të monitoruar situatën.

Scroll to Top