Një tjetër skandal në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Një masiv dherash bie mbi një automjet
Aksi Qukës-Qafë Plloçë, për të cilin janë shpenzuar rreth 260 milionë euro, vijon të jetë prekur nga probleme të vazhdueshme. Vetëm një muaj pasi një masiv dherash u shemb në këtë aks, situata është përsëritur, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.
Sot, një rrëshqitje dherash ka goditur një automjet që po kalonte në zonë. Fatmirësisht, dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, duke dëmtuar pjesën e përparme të automjetit.
