Aksident aeroplani në Meksikë: 4 viktima në Puebla

Katër persona humbin jetën pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Puebla, Meksikë

Katër persona humbën jetën të enjten kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë rurale në shtetin e Puebla, në Meksikën qendrore, njoftuan autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi në mesditë kur aeroplani me një motor u rrëzua në fusha menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar në Puebla. Sipas sekretariatit shtetëror të Sigurisë, piloti u përpoq të manovronte, por aeroplani pësoi një rrëzim.

Avioni, me katër vende, ishte i destinuar për qytetin e Posa Rikës, në shtetin e Veracruz.

“Tre persona u gjetën të vdekur në vend”, ndërsa një tjetër u gjet “i plagosur” dhe u dërgua në spital për të marrë kujdes mjekësor, tha Ministria e Brendshme në Puebla. Më vonë, u njoftua vdekja edhe e viktimës së katërt.

Scroll to Top