Autobusi përmbyset në Rrugën e Kombit, ka të plagosur.
Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në Rrugën e Kombit. Si pasojë, një autobus është përmbysur pranë Rrëshenit. Sipas informacioneve të para, ka persona të plagosur. Në segmentin rrugor nuk raportohet të jetë hedhur kripë apo të ketë pasur praninë e borëpastrueseve.
