Aksident Berat-Poliçan: 3 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan, ku një automjet ka dalë nga rruga. Sipas të dhënave paraprake, automjeti, i cili udhëtonte nga Berati drejt Poliçanit, humbi kontrollin, duke rezultuar në plagosjen e drejtuesit të mjetit, 40 vjeç, dhe dy vajzave të tij, 14 dhe 9 vjeçe.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Në një njoftim të policisë thuhet: “Rreth orës 13:20, në aksin rrugor Berat–Poliçan, në fshatin Vërtop, shtetasi E. Sh., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe dy vajzat e tij të mitura, të cilat po marrin mjekim në spital”.

Scroll to Top