Aksident në aksin rrugor Bulqizë-Gjoricë, plagosen katër persona
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Bulqizë-Gjoricë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodheshin në njërën nga makinat e përfshira në aksident.
Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Aktualisht, bëhet me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
