Aksidentoi për vdekje një 2-vjeçare, arrestohet autori
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili pak ditë më parë aksidentoi për vdekje një fëmijë 2-vjeçare. Sipas uniformave blu, shtetasi me inicialet F.XH. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin për veprën penale të sipërcituar. Aksidenti tragjik u shënua ditën e djeshme në Rrogozhinë, ndërsa të dielën Policia arrestoi të riun.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
