Aksident fatal Lushnjë-Fier: Këmbësor humb jetën

Një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë–Fier, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet taksi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrapëz, ku një person që po tentonte të kalonte rrugën është përplasur nga një mjet taksi. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Forcat e policisë së qarkullimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer veprimet e nevojshme procedurale. Ambulanca është duke pritur përfundimin e këtyre procedurave për të transportuar trupin e pajetë në morg.

Viktima është një mashkull, por identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Scroll to Top