Aksident fatal në Kosovë, humb jetën shtetasja shqiptare

Aksident në Kosovë, ndërron jetë shtetasja shqiptare

Një shtetase e Shqipërisë ka humbur jetën pasi mori plagë nga një aksident fatal në rrugën Prishtinë-Pejë. Ajo ishte pasagjere në automjetin që u përfshi në vetaksident.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Korroticë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, më datë 13.02.2026, rreth orës 06:50.

Në aksident është përfshirë një automjet udhëtarësh me targa të Shqipërisë, ku udhëtonin drejtuesi dhe një pasagjere, të dy shtetas shqiptarë.

Si pasojë e aksidentit, kanë pësuar lëndime trupore drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja. Kjo e fundit, pas plagëve të marra, ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa drejtuesi po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Scroll to Top