Aksident fatal në Tiranë, humb jetën këmbësor

Aksident fatal në Tiranë, humb jetën një këmbësor. Drejtuesi i automjetit, 37 vjeç, është shoqëruar në polici.

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në rrugën “Gjeneral Nikols”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50.

Automjeti, i drejtuar nga shtetasi me iniciale E. M., 37 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, i cili nuk është identifikuar ende. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top