Aksident i rëndë në rrugën Thumanë-Milot, humb jetën 59-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 14:00 pranë mbikalimit të Patokut, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”. Një kamion ka përplasur për vdekje një 59-vjeçar, i cili po udhëtonte me motoçikletë. Viktima është identifikuar si Lek Bushi, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.
Policia ka njoftuar se rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin L. B., rreth 59 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
