Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Një 36-vjeçare ka aksidentuar dhe shkaktuar vdekjen e një këmbësori 68-vjeçar.
Policia ka arrestuar drejtuesen e automjetit.
Sipas njoftimit të policisë, specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar shtetasen L. K., 36 vjeçe. Ajo akuzohet se mëngjesin e sotëm, në autostradën Tiranë-Durrës, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin H. D., 68 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e përplasjes.
Materialet e rastit i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
