Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Verbasit”. Përplasja mes dy automjeteve ka sjellë si pasojë gjashtë të plagosur, përfshirë dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti.
