Autobusi përplaset me kamionin në Brazil, të paktën 11 viktima dhe 7 të plagosur
Të paktën 11 persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Brazil. Një autobus është përplasur me një kamion në një autostradë federale në shtetin më jugor të Rio Grande do Sul.
Menjëherë pas aksidentit, ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të lënduarve. Ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të forcës së përplasjes, e cila shkaktoi pasoja tragjike.
