Pre. Sht 21st, 2018

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas nënën me foshnjën 10 muajshe (Foto)

ELBASAN– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit pranë rreth rrotullimit të bashkisë.

Një makinë ka përplasur një grua që po kalonte te vijat e bardha së bashku me foshnjën e saj 10 muajsh në karrocë.

Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e qytetit. Burime nga Qendra Spitalore raportuan se foshnja 10 muajshe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor.

Paraprakisht konstatohet se nuk ka probleme serioze nga aksidenti, ndërsa nëna e fëmijës ka pësuar tronditje nga aksidenti por jo dëmtime serioze.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

aksident-ne-elbasan-2
aksident-ne-elbasan
aksident-ne-elbasan-7
(d.d/InfoPasqyra/BW)

Kategori