Aksident Klos: Drejtuesi i mjetit arrestohet, kërkime për pasagjerin

Zbardhet ngjarja e rëndë në Klos, arrestohet drejtuesi i mjetit që ra në përrua

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”. Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar drejtuesi i automjetit, një 24-vjeçar, i cili humbi kontrollin dhe ra në përroin e fshatit Dars.

Policia thekson se 24-vjeçari nuk njoftoi autoritetet dhe u largua nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit.

Shërbimet e Policisë, së bashku me polumbarët e RENEA-s, vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit.

Scroll to Top