Aksident Korçë-Ersekë: Dy të plagosur pranë Selenicës

Aksident automobilistik ka ndodhur në segmentin e rrugës Korçë-Ersekë, pranë pishinave të Selenicës. Përplasja mes dy automjeteve ka sjellë si pasojë plagosjen e dy personave.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të Policisë së Kolonjës dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor Korçë. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Scroll to Top