Aksident në aksin rrugor Korçë – Kapshticë, automjeti përplasi një këmbësor
Një aksident ka ndodhur sot, më 13 shkurt, në aksin kombëtar Korçë-Bilisht, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Zëmblak.
Një automjet raportohet se ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte rrugën në momentin e aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, të cilat janë ende në vazhdim, i plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore.
