Aksident Lezhë-Milot: 2 të vdekur nga përplasje, 1 i arrestuar

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Milot: Përplasje mes dy automjeteve, humbin jetën dy persona

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit, në aksin rrugor Lezhë–Milot. Si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, dy persona kanë humbur jetën.

Në aksident janë përfshirë automjeti i drejtuar nga shtetasi A. Gj. dhe automjeti i drejtuar nga shtetasi R. H., 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Sipas veprimeve të para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit të drejtuar nga shtetasi A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur. Për këtë arsye, 33-vjeçari është arrestuar në flagrancë. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Scroll to Top