Aksident në aksin Lushnjë-Berat: Motoçikleta përplaset me makinë
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Stan-Karbunarë. Një motoçikletë është përplasur me një autoveturë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës është dëmtuar rëndë dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës, pasi ka pësuar fraktura në këmbë dhe kokë.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe pritet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se motoçikleta ka kryer një manovër për të hyrë në një pikë karburanti dhe është përplasur me mjetin tip “Opel”.
