Aksident makinë Tiranë-Durrës: flakë e bllokim trafiku

Aksident gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës, digjet një makinë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të Qendrës Tregtare Univers (QTU), rreth orës 02:00 pas mesnatës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina që shkaktoi aksidentin është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë. Ende nuk dihet numri i personave që ndodheshin në automjete, si dhe gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Si pasojë e ngjarjes, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, që sipas raportimeve arrin deri në 4 kilometra.

Scroll to Top