Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa persona të lënduar
Një aksident është shënuar pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, pranë vendit të njohur si “Grevë”. Ambulanca është nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
Nuk dihet ende numri i saktë i personave të lënduar, por raportohet se dy prej tyre kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë. Si shkak i mundshëm i aksidentit po dyshohet lagështira në rrugë.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
