Aksident me vdekje në Tiranë
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bathore, Tiranë, rreth orës 16:30.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
