Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë. Një motor elektrik u përplas me një automjet.
Si pasojë, drejtuesi i motorit mbeti i plagosur. Ai u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.
