Një aksident është regjistruar në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Dy automjete, që dyshohet se udhëtonin me shpejtësi të lartë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në të dyja mjetet.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende publike.
Për shkak të këtij aksidenti, lëvizja në segmentin rrugor në fjalë është vështirësuar përkohësisht.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin.