Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku janë përplasur katër automjete.
Mësohet se nga ky aksident nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij incidenti.
