Aksident në autostradën Vlorë-Fier, mjeti përfundon në kanal
Një aksident rrugor ka ndodhur në Vlorë, në aksin që lidh autostradën Vlorë–Fier me rrugën Transballkanike, pranë paraburgimit të qytetit.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e kësaj përplasjeje, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më poshtë, në anë të kanalit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale në automjete.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
