Aksident në Çërravë, dy turistë të plagosur

Aksident në Pogradec, dy turistë të plagosur

Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të diele në Çërravë të Pogradecit. Një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja.

Si pasojë, dy turistë të huaj që udhëtonin me motorin kanë mbetur të plagosur. Fatmirësisht, ata nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka shkuar policia për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Scroll to Top