Aksident në Durrës: 30-vjeçari godet dy këmbësorë

Durrës/ 30-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe godet dy këmbësorë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës, rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”. Automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë ka goditur dy këmbësorë.

Të dëmtuarit, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë transportuar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top