Aksident në Durrës, 52-vjeçar i plagosur nga përplasja me makinë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një automjet ka përplasur një 52-vjeçar që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, 52-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Durrësit për trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:50 në lagjen numër 11. Automjeti, drejtuar nga një shtetase rreth 30 vjeçe, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi rreth 52 vjeç.

52-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Scroll to Top