Aksident në Elbasan: Çiklomotoristi në spital me urgjencë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rreth rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, pranë fshatit Katund i Ri. Një automjet tip veturë ka përplasur një çiklomotor, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të këtij të fundit.

Identiteti i personit të plagosur nuk është bërë publik ende. Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar nga grupi hetimor.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe një autoambulancë. I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe aktualisht ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Leave a Comment

Scroll to Top