Aksident në Fier: Automjet përplas dy këmbësorë
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Petovë, pranë FNSH-së në Fier. Një automjet tip “Benz” ka përplasur dy këmbësorë, një çift bashkëshortësh.
Si pasojë e goditjes së fortë, çifti ka marrë lëndime. Të plagosurit, Avni Meto dhe Hatixhe Meto, janë transportuar urgjentisht drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
