Furgoni i FNSH përplaset me një automjet Benz dhe bie në kanal; dy policë plagosen në Fier
Një aksident i rëndë është raportuar mëngjesin e kësaj të diele në kthesën e Çakranit, në Fier. Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes, dy efektivë policie janë dëmtuar dhe janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
