Aksident në Kukës: Përplasen dy automjete, 5 të plagosur në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Qafë Tobli, në Kukës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
