Aksident në Lezhë-Shkodër: 2 të plagosur në Kryqëzimin e Gjadrit

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë–Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në zonën e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.

Një automjet, drejtuar nga shtetasi me inicialet F. Z., është përplasur me një automjet tjetër, drejtuar nga shtetasi E. S. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar shtetasi F. M. dhe pasagjerja e tij, shtetasja M. D.

Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e personelit shëndetësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Scroll to Top