Aksident në Maliq: 2 të plagosur, mes tyre një 11-vjeçar

Aksident në Maliq, lëndohen dy pasagjerë, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të fshatit Rëmbec, Maliq, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej tyre një fëmijë.

Policia sqaron se shoferi, me inicialet K.D., 38 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si rrjedhojë, janë dëmtuar pasagjerët V.D., 36 vjeç, dhe një 11-vjeçar, banues gjithashtu në Tiranë. Të dy të plagosurit janë dërguar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Scroll to Top