Aksident në Maliq, një person në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Maliq. Sipas informacioneve nga policia, një automjet tip “Volkswagen”, drejtuar nga shtetasi B. M., ka përplasur një shtetas I. S., rreth 65 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.
65-vjeçari është transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndaj drejtuesit të automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
