Aksident me tre të plagosur në Pogradec
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën që të çon drejt fshatit Tushemisht, në Pogradec. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke rezultuar në plagosjen e tre personave.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas burimeve nga stafi mjekësor, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet me qarkullim të dendur.
