Aksident në Pogradec: Motor dhe automjet përplasen, dy të dëmtuar

Aksident në Pogradec: Automjet përplaset me çiftin që udhëtonte me motor

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Pogradec, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20.

Automjeti, i drejtuar nga shtetasi R. Z., është përplasur me një motomjet, të cilin e drejtonte shtetasi E. Sh. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit, shtetasin R. Z., do të kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Scroll to Top