Aksident në Shkodër: Automjeti përplase biçiklistin

Aksident në Shkodër/ Automjeti humb kontrollin dhe përplas një person

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një person, i cili po lëvizte me biçikletë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në ambientet e komisariatit dhe po heton mbi rastin.

Scroll to Top