Automjeti ra nga ura në liqen/ Policia arreston drejtuesin 32-vjeçar në Shkodër
Policia e Shkodrës ka arrestuar drejtuesin 32-vjeçar të automjetit që humbi kontrollin, doli nga rruga dhe ra nga ura në liqen, në aksin rrugor Mjedë-Spathar.
Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe si pasojë u përplas me barrierat metalike të urës së Spatharit, duke rënë në liqenin e Vaut të Dejës.
Uniformat blu informojnë se drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Ndërkohë, një pasagjer tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
