Aksident në Tunelin e Krrabës: 2 të plagosur, trafik i rënduar

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur

Një aksident është regjistruar në zonën e Labinot-Fushë, në aksin që të çon nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit. Në përplasje janë përfshirë dy automjete.

Dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.

Pas aksidentit, qarkullimi në këtë segment të rrugës është rënduar ndjeshëm. Janë krijuar radhë të gjata automjetesh dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve.

Ky aks është një nga arteriet kryesore që lidh kryeqytetin me Juglindjen e vendit dhe gjatë fundjavave zakonisht përballet me trafik të dendur.

Policia ndodhet në terren me forca të shtuara. Po punohet për normalizimin e qarkullimit dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Scroll to Top