Aksident në Vlorë, dy persona marrin ndihmë mjekësore
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.
Rreth orës 15:10, në aksin rrugor Kuç-Vlorë, në vendin e quajtur “Gjorm”, një mjet me drejtues shtetasin M. T., rreth 50 vjeç, dhe pasagjer D. T., 33 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Dyshohet se për shkak të lagështisë në rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin kullues.
Të dy personat e përfshirë në aksident janë nisur me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
