Aksident në Vlorë: Makina përplaset me Policinë Bashkiake

Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me mjetin e Policisë Bashkiake

Më datën 25 nëntor 2025, rreth orës 12:45, në aksin rrugor të fshatit Kotë (zona e Drashovicës), ka ndodhur një aksident rrugor.

Automjeti tip Ford, drejtuar nga shtetasi A. ZH., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të Policisë Bashkiake Selenicë, tip Hyundai. Mjeti i policisë ishte i parkuar në anë të rrugës për shkak të një defekti teknik.

Në brendësi të mjetit të parkuar ndodheshin dy punonjës:

  • T. J., i cili ndodhej në vendin e shoferit, është dërguar në spital me transport të rastësishëm.
  • R. K. ishte në vendin e pasagjerit.

Të dy personat kanë marrë dëmtime, por fatmirësisht janë jashtë çdo rreziku për jetën.

Scroll to Top